Jeta Osh Qef
Home

Vajza muslimane bëhet Miss-i i parë që kurorëzohet me hixhab në Angli
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/09/2018 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sara Iftekhar është një studente e Drejtësisë nga Huddersfield dhe është  nga 50 garueset në fazën përfundimtare në konkursin e bukurisë për “Miss England”.

Pas fitores së Miss Huddersfield 2018 dhe Miss Yorkshire Popularity 2018, Sara ia ka vënë syrin titullit të “Miss England”.

Me përfaqësimin e saj, Sara bëhet kështu femra e parë myslimane e veshur me hixhab në një finale për Miss në Angli.

Në Instagram, Sara shkroi:

Wow, nuk e besoj ende dhe nuk mund ta përshkruaj sa e mahnitshme ishte ndjesia kur emri im u thirr si finaliste.
Kam marrë pjesë në Miss 2018 për të treguar se bukuria nuk ka një përkufizim. Të gjithë janë të bukur në mënyrën e vet, pavarësisht peshës, racës, ngjyrës apo formës së tyre.”

Nëse Sara fiton titullin, do të shkojë në Sanya në Kinë për të përfaqësuar Anglinë në Miss World. Epo, paç fat Sara!