Jeta Osh Qef
Home

Rita Ora prezanton qenushin, fansat “shqyejnë sytë” pas detajit të pazakontë në foto
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04/09/2018 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rita Ora gjatë ditës së sotme në llogarinë e saj në Instagram ka prezantuar mikun e saj më të mirë.

Ajo shfaqet në foto e veshur me një minifund dhe një këmishë ngjyrë vishnje, ndërkohë në dorë mban një top pingpongu duke ia afruar qenushit të saj.

Këtë radhë këngëtarja ka përdorur pak make up, por kjo nuk e ka penguar atë që të marrë pëlqimin e fansave në Instagram.

Disa prej tyre e vlerësojnë për dashurinë dhe kujdesin ndaj qenit, ndërsa pjesa tjetër komentojnë veshjen dhe linjat tërheqëse.

Një detaj që u ka rënë në sy fansave, ka qenë fustani me qime të gjata që Rita mban veshur. Pjesa e pazakontë e fotos, që është komentuar shumë gjendet pikërisht midis çizmeve të zeza të saj.