Jeta Osh Qef
Home

Të gjithë për Zoin 18-muajshe, prindërit apel prekës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2018 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo vogëlushe e ëmbël quhet Zoi Qiraxhi dhe është vetëm 18 muajshe. Ajo është diagnostikuar me leucemi akute në moshë të re.

Prindërit e Zoit, të cilët kanë të ardhura të pakta, kanë bërë apel për ndihmë për vogëlushen e tyre.

Ata nuk i përballojnë dot vet të gjitha shpenzimet e sëmundjes së rëndë dhe kurimit të së miturës, ndaj kanë hapur një llogari në rrjet, ku sqarojnë problemin e Zoit dhe kërkojnë ndihmë nga të gjithë ata që munden të ndihmojnë.

Zoi Qiraxhi, 18 muajshe, me leucemi akute

Në postimin e tyre, prindërit shkruajnë:

Zoi jonë e ëmbël është diagnostikuar me leucemi akute. Ne jemi të shkatërruar nga kjo ngjarje.
Ajo është një foshnjë 18 muajshe dhe na sjell dritë të gjithëve. Zoi po kalon një periudhë të vështirë ku po përpiqet të mposhtë ‘përbindëshin’ që po mundohet t’i marrë jetën dhe një ditë ajo do të tregojë se vrau një përbindësh në moshë kaq të re.
Ne jemi një familje nga Shqipëria me shumë pak mundësi, por ashtu si çdo prind do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar vajzën tonë të vogël. Zoi do të duhet të udhëtojë për në Itali javën e ardhshme për trajtim dhe rruga e saj për rimëkëmbje është e vështirë dhe e gjatë.
Ne i lutemi të gjithëve që të na ndihmojnë aq sa munden financiarisht në këtë situatë të tmerrshme. Çdo shumë megjithatë e vogël do të na ndihmojë. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për bujarinë e të gjithë familjarëve shqiptare dhe të huajve dhe shpresojmë se një ditë Zoi do ta paguajë këtë mirësi!
Me shumë mirënjohje
Familja Qeraxhi

Duke klikuar këtu mund të gjeni të gjitha mënyrat për të ndihmuar Zoin e vogël përmes dhurimeve tuaja.