Jeta Osh Qef
Home

Erdhi në jetë nga martesa treshe, ja sa është rritur djali i Egla Harxhit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja shumë komentuar për shkak të marrëdhënies treshe, Egla Harxhi, në janar të këtij viti solli në jetë një fëmijë të cilin e pagëzoi me emrin Lucifer.

Ajo dhe fotografi i famshëm Ale de Baseville duket se janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të djalit të tyre dhe postojnë shpesh foto me të.

Lindja e djalit u komentua gjatë për shkak se që në fillim Egla tha se Luçifer do të kishte dy nëna dhe një baba. Mirëpo marrëdhënia treshe u prish dhe duket se modelja do ta rrisë djalin vetëm me bashkëshortin e saj.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto ku çifti shihen krah njëri-tjetrit, teksa Egla mban në dorë vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi pare.