Jeta Osh Qef
Home

U futën “të hanin kumbulla” në arat e shqiptarit, policia italiane shtanget nga ajo që zbulon
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 13/09/2018 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U kanë bërë përshtypje pemët e shumta të kumbullave që një shqiptar kishte në Itali dhe me sa duket janë treguar dyshues të asaj që mund të ketë aty.

Policia italianë është futur në plantacionet e 25-vjeçarit, duke zbuluar më pas një platacion të vërtetë marijuane.

Shqiptari i quajtur Denis Nuredi menjëherë u arrestua nga autoritetet italiane, ndërsa kishte si bashkëputorë edhe një italian si dhe dy rusë.

Nga kontrollet u sekuestruan rreth 220 bimë marijuane, ose 250 kg, të fshehura mes pemëve të shumta të kumbullave në një hapësirë të madhe prej 3 hektarësh.

Vlera e drogës në treg përllogaritet në 500 mijë euro, ndërsa siç bëhet e ditur nga mediat italiane. shqiptari ishte kujdestari i këtyre platacioneve.