Jeta Osh Qef
Home

Djali nga Peqini kap lepurin e egër, luan me prenë si macja me miun
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej vitesh gjuetia e kafshëve të egra është e ndaluar me ligj, ndonëse kapja e tyre vijon ilegalisht.

Lepuri i egër, kaprolli dhe derri i egër etj. në vendin tonë rrezikojnë zhdukjen për shkak të këtyre gjuetive të paligjshme.

Mirëpo në Peqin jo vetëm që ndodh ky veprim që konsiderohet një krim mjedisor, por siç duket edhe në një video të dërguar pranë JOQ, gjuetarët luajnë me prenë e tyre.

Video tregon se si një djalë i ri ka kapur një lepur të egër të cilin e ka vrarë dhe luan me të duke gënjyer qentë rreth tij.

Ai jua afron lepurin afër gojës, ndërsa qenushat sillen rrotull me shpresën se do këpusin ndonjë copë.