Jeta Osh Qef
Home

Gazetarja thumbon Ramën: E deklarove udhëtimin me charter për tek Ronaldo?
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 13/09/2018 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" të Eni Vasilit.

Në intervistën e parë pas pushimeve verore, gazetarja ka vendosur ta pyesë lidhur me deklaratat e opozitës, mbi pushimet e kryeministrit.

Sipas opozitës, Rama ka shpenzuar para nga buxheti i shtetit për pushimet e tij luksoze.

Kryeministri e mohoi diçka të tillë, ndërsa gazetarja nuk nguroi ta pyeste as për udhëtimin me charter për të takuar Ronaldon.

Rama u përgjigj:

Të gjitha udhëtimet, gjithçka që ne zotërojmë janë të deklaruara deri në qindarkën e fundit. Dhe sinqerisht, unë jam me patjetër,  besoj ndër më të interesuarit në vend që librat e llogarive të gjithsekujt të hapen para publikut dhe qytetarët të mësojnë të vërtetën me ç’kanë dëgjuar dhe ç’ka ndodhur në të vërtetë?"