Jeta Osh Qef
Home

Rama: Vetting-u në politikë të nisë nga sarajet e mia
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Rama është shprehur pro idesë së kreut të opozitës Lulëzim Basha për vetting në politikë.

Këtë e ka pohuar edhe sot në emisionin “Open” ku nër të tjera tha se është dakord që vetting të nisë nga ‘”sarajet” e tij.

Pas diskutimeve të ditëve të fundit mes opozitës he mazhorancës, Rama u shpreh se dëshiron të hapen librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre.

Ai tha:

Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia.”

Më tej, Rama u shpreh se vetting për politikanët do të thotë, sipas tij nëse i kanë apo jo duart e pastra, pra nëse kanë ose jo lidhje me krimin.