Jeta Osh Qef
Home

Të afërmit ndezin qirinj, shkrumbohen varrezat në fshatin shqiptar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thuajse totalisht janë djegur ditën e djeshme varrezat e fshatit Dilbnisht në rrethin e Kurbinit.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë varrezat gjatë orëve të pasdites. Ka qenë kryeplaku i fshatit, Sandër Gega, ai që ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur vënien e flakëve nën kontroll.

Siç mund të shikohen edhe nga pamjet e BalkanWeb, varrezat janë përvëluar në masën 90%.

Shkak i zjarrit dyshohet të jenë bërë qirinjtë e ndezur nga familjarët e të ndjerëve, por ende vijojnë hetimet.

Ndërkaq, Gega ka thënë:

Ne i bëjmë thirrje bashkisë Kurbin që të ndërhyjë në rehabilitimin e gjithë varrezave të dëmtuara".