Jeta Osh Qef
Home

Surpriza e Fevziut për Berishën, kë i çoi në fund të emisionit për takim
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç Kuvendit, të enjteve i janë rikthyer edhe emisionet politike të darkës, ku mbrëmë në dy prej tyre kanë qenë përkatësisht ish-kryeministri Berisha dhe kryeministri aktual Edi Rama.

Mbyllje disi më të veçantë kishte emisioni i Blendi Fevziut, Opinion, ku në fund të diskutimeve mbi politikën ai i kishte rezervuar një surprizë Berishës.

Një minator nga Bulqiza kishte ardhur për të takuar ish-kryeministrin. Më herët minatori në fjal që ka takuar Blendi Fevziun në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku edhe i pati shprehur dëshirën që të takonte Berishën në studionin e emisionit të tij.

Fevziu e kishte mbajtur fjalën dhe siç i pati premtuar e takoi Ramazanin nga Bulqiza me Berishën.

Ndoshta për minatorët nga Bulqiza më e vyer do ishte ndonjë politikë që i favorizon ata dhe jo oligarkët që kanë marrë peng “arin” e Bulqizës apo dhënia e statusit të minatorit, por hë për hë le të mjaftohen me një foto.
Si është ajo shprehja në fund të ditës “Q*** nënën këtij populli dhe më shumë do të të dojë…”