Jeta Osh Qef
Home

Trajnerin e PSG-së e ka zënë halli i madh me portierët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/09/2018 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Te PSG vazhdon të ketë një çështje portierësh. Trajneri i ekipit,  Thomas Tuchel ndodhet në një dilemë të madhe.

Gjithsesi ai vazhdon t’i japë besim Areolës, i cili pritet të luajë ndeshjet e radhës, duke përfshirë edhe atë kundër Liverpoolit.

Megjithatë, gjermani qartësoi se ende nuk e ka vendosur kush do të jetë titullar fiks në skuadrën e tij.

Ai shprehet:

Nuk kam thënë që Areola është numri 1 tani, por ja kam thënë vetë lojtarit përpara se të vinte Buffon. Gjithsesi, Gigi është Gigi. Duhet të jemi inteligjentë e të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të dy."