Jeta Osh Qef
Home

Përplasje me armë mes RENEA-s dhe një personi, plagoset në kokë i moshuari në Divjakë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një banesë është rrethuar nga forcat RENEA mëngjesin e sotshëm në fshatin Remas në Divjakë.

Pasi forcat policore kanë rrethuar shtëpinë, nuk kanë mundur të shmangin konfliktin dhe përplasjen me armë zjarri me pronarin e moshuar të banesës.

Mësohet se forcat RENEA ishin në kërkim të dy të dyshuarve për vrasje të cilët strehoheshin në banesën e 77-vjeçarit Haxhi Lika.

Gjatë shkëmbit të zjarrit, Lika është lënduar në kokë në rrethana ende të paqarta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi më armë nga ana e RENEA-s ka nisur pasi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë.

Njoftimi i policisë:

Mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Remas të Lushnjes

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.

Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.

Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.