Jeta Osh Qef
Home

“Plumbi i hyri në kokë dhe doli nga ana tjetër”/Njolla gjaku e xhama në shtëpinë e të moshuarit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Rem të Divjakës, ku Haxhi Lika ngeli i plagosur me një plumb në kokë gjatë një aksioni policor.

Teksa policia pretendon se Haxhiu nuk i është përgjigjur thirrjes së saj dhe ka dalë me një armë në dorë, banorët e zonës shprehen se është qëlluar fillimisht dy herë nga policia.

Ka shenja gjaku në krevat. Shenjat e plumbave në xham dhe në murin e banesës janë të qarta. Sipas banorëve të zonës, pa asnjë lloj njoftimi policia ka qëlluar me armë dhe më pas ka bërë kontrollin e banesës, ku nuk ka gjetur asnjë gjë, as dy personat që dyshohet se fshiheshin në banesën e Haxhiut.

Policia ka qëlluar dy herë me armë. Njëri prej plumbave ka hyrë nga xhami dhe është përplasur në mur, ndërsa tjetri dyshohet të ketë hyrë nga muri dhe ka depërtuar në kokën e të moshuarit 75-vjeçar, duke e plagosur atë.

Në banesën e Haxhi Likës, siç raporton Ora News, është gjetur vetëm një armë gjahu, çifte, e cila mbahej me leje nga i moshuari.

Nipi i tij, Aziz Lika tregon se xhaxhai ka qenë duke fjetur, në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Ai shprehet:

Rreth orës 4 erdhi policia, forcat RENEA. Bënë kontroll, shtinë me armë nga jashtë dhe vranë xhaxhanë brenda. Banesën e kanë bërë çarçaf dhe s’gjetën asnjë gjë. S’dhanë asnjë arsye. Thanë vetë që është kontroll rutinë. Janë ndaluar vetëm dy djemtë e xhaxhait. S’dimë gjë as për fatin e tyre tani. Xhaxhai është sëmurë rënd në Tiranë".