Jeta Osh Qef
Home

Pacientët e presin që në mëngjes, veprimi i doktorit në zyrë i lë pa fjalë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 13:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse do u kërkonte dikush që të rendisnit fatkeqësitë më të mëdha të këtij vendi me siguri do e kishit të vështirë që t’i përmblidhnit të gjitha, pasi ka kaq shumë sa një listë nuk mjafton…

Ama, dimë që mosfunksionimi i sektorëve kryesorë është njëra nga fatkeqësitë e shtetit tonë.

E në këtë rast do marrim shëndetësinë, e cila jo vetëm nuk u bë kurrë falas dhe as nuk ka premisa të bëhet, por nuk ka bërë as përparësi. “Përparësia” e vetme ndoshta është fitimi i milionave nga koncesionarët në këtë sektor…

Kthehemi me këmbë në tokë, aty ku qytetarët përballen çdo ditë me arrogancën e kësaj strukture që lihet në harresë.

Në Dispanserinë në qendër, Tiranë, radha është shumë e gjatë, por doktori ka diçka shumë të rëndësishme për të bërë.

Se çfarë e shpjegon qytetarja për JOQ.al, teksa thotë:

Përshëndetje JOQ! Po pres radhën për të bërë vizitë te Dispanceria, por siç e shihni, ky pseudo-doktori rri këmbë mbi këmbë sipër tavolinës së punës dhe nuk merret me pacientët.
Një zotëri i moshuar këtu po thotë që po pret që në orën 8 të mëngjesit.
Me sa duket është e shkuar që s’do bëhemi asnjëherë!”