Jeta Osh Qef
Home

Kush është Laert Haxhiu, shënjestra e aksionit në Divjakë që tentoi të vriste nipin e Aldo Bares?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia dhe forcat RENEA rrethuan ditën e sotme fshatin Remas në Divjakë, ku si pasojë e një përplasje me armë ngeli i plagosur i moshuari 75-vjeçar, Haxhi Lika.

Por, kush ishte njëri prej personave pas së cilit ishin vënë uniformat blu dhe që donin ta arrestonin?

Paraprakisht mësohet se ai është Laert Haxhiu, i dyshuar si një prej vrasësve të Gerti Salës, anëtar i bandës së Lushnjes, si dhe atentatori i nipit të Aldo Bares, disa vite më parë, në qendër të Lushnjes.

Kush është Laert Haxhiu?

Laert Haxhiu është i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut.

Po ashtu, në 2016-ën, ai ka tentuar të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Gjatë aksioni u shoqëruan në komisariat Arben dhe Martin Lika.

Përplasje me armë mes RENEA-s dhe një personi, plagoset në kokë i moshuari në Divjakë

Plagosja e të moshuarit pas rrethimit në Divjakë, nipi: Gjyshi po flinte, na qëlluan shtëpinë

“Plumbi i hyri në kokë dhe doli nga ana tjetër”/Njolla gjaku e xhama në shtëpinë e të moshuarit