Jeta Osh Qef
Home

Presidenti i UEFA-s merr një vendim të papritur për finalen e Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/09/2018 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sitët e fundit është përfolur për një finale të Champions League në Nju Jork, por Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka vendosur të mos e lejojë këtë gjë.

Pak javë më parë, drejtues të kampionatit spanjoll kanë hedhur idenë e zhvillimit të finales në SHBA dhe kjo temë ka hasur goxha diskutime.

Gjithsesi Ceferin i vë vulën:

Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht. Ne nuk kemi ndërmend që të zhvillojmë një finale të Champions League jashtë kontinentit europian".

Ndërkohë, finalja e këtij viti në Champions League do të zhvillohet në “Wanda Metropolitan” të Madridit, e finalja e vitit 2020 në Stamboll.