Një 19-vjeçar që kishte grabitur një kioskë në Tiranë që në muajin shkurt është vënë sot në prangat e policisë.
19-vjeçari i quajtur Xhesion Kasaj akuzohet se me datë 28 shkurt 2018 pranë sheshit “Shqiponja" ka grabitur xhiron ditore të një kioske.
Dyshohet se ai ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike (e cila nuk duket në video) i mori paratë e xhiros nga shitësja me inicialet E.B.
Tani pas 6 muaj shteti ka arritur të kapë një 19-vjeçar, i cili me gjasë nuk është as hajdut profesionist as vrasës serial nëse i referohemi moshës së tij dhe regjistrit penal, ku në njoftimin e policisë nuk rezulton se ka qenë i dënuar apo i ndaluar më parë.
Më poshtë edhe video e vjedhjes, komentet u takojnë juve.