Jeta Osh Qef
Home

Ja si u ndryshon jeta personave që i nënshtrohen transplantit të fytyrës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonjë herë të vetmit që nuk e marrin shëndetin e tyre për të mirëqenë janë ata që e kanë provuar çdo të thotë të privohesh nga diçka jetësore.

Një gjysh 64-vjeçar e ka kuptuar se i kishte të gjitha ( por nuk ishte i vetëdijshëm) kur humbi një pjesë të mirë të fytyrës në një incident gjuetie.

Maurice Desjardins, është personi më i vjetër në botë që i është nënshtruar një transplanti fytyre. Ai kishte nevojë për nofulla, dhëmbë, buzë, hundën, muskujt e fytyrës dhe nerva të cilët ju zëvendësuan në operacionin e jashtëzakonshëm që zgjati rreth 30-orë.

Një ekip prej 100 mjekësh kryen operacionin e madh në majin e kaluar dhe zoti Desjardins tani mund të hajë, të flasë, të marrë frymë dhe madje edhe të nuhatet me fytyrën e tij të re.

Mjekët thanë se operacioni ishte shansi i fundit i rikthimit të një jete normale për të moshuarin i cili jetonte në dhimbje të vazhdueshme për shtatë vjet pas aksidentit të tij.

Kirurgu i cili e kryente transplantin u bë i pari në Kanada që kreu operacionin jashtëzakonisht të rrallë – vetëm 40 transplantime të fytyrës janë bërë në botë që nga viti 2005.