Jeta Osh Qef
Home

Aplikon për punë si asistentë në Tiranë, vajzës i ikën truri nga rroga 1500 euro dhe takimi me…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re në moshë ka kontaktuar ditën e sotme me redaksinë e JOQ.al, për të treguar eksperiencën e saj, teksa është munduar të gjejë punë.

Ajo ka dërguar më herët një CV në një adresë emaili të gjetur në internet, për një vend vakant pune. Bëhej fjalë për pozicionin e asistentes në një kompani të re.

Duke menduar se është në shkollë dhe ndonjë para mënjanë do t’i bënte shumë mirë, vajza ka vendosur të aplikojë, por kur ka parë emailin që kompania i ka kthyer, gati sa s’ka vënë duart në kokë.

Më konkretisht, në përgjigje i thuhej se puna që duhej të bënte, ishte të shoqëronte dy ditë në muaj një person të rëndësishëm, titullar të disa kompanive në vend, si dhe të ishte asistentja e tij.

Për këtë "punë" të shoqërueses, për fatin e saj të mirë, do të paguhej plotë 1000 deri në 1500 euro.

E zhgënjyer nga përgjigja që i dhanë në email dhe përshkrimi i pozicionit të punës, vajza shkruan pranë JOQ:

Ç’të bëjmë JOQ! Aplikojmë për punë si asistente dhe del që na kërkojnë eskortë. Që kur asistentet në vendin tonë paguhen 1500 euro dhe paskan për funksion "shoqërimin" e bossit kudo? Mos duhet ta vëmë edhe në gjumë natën? Apo ky është qëllimi?"