Jeta Osh Qef
Home

Reali apo Barcelona, kush fiton më shumë të ardhura?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/09/2018 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç rivalitetit në fushën e lojës, Real Madridi dhe Barcelona janë në garë edhe për përfitimet financiare në Spanjë.

Sezonin e shkuar, kampion i përfitimeve u shpall Real Madridi.

Plot 748 milionë euro kanë arkëtuar madrilenët, kundrejt 686 të skuadrës katalanase.

Madje Reali do ishte shumë më lart nëse Barcelona nuk do kishte shitur Neymarin për 222 mln euro.

Rritja e madhe e arkëtimeve për skuadrën e Florentino Perezit ka ardhur në sajë të turneve miqësore gjatë verës si dhe nga trofeu i fituar i Champions League.

Megjithatë, edhe shpenzimet janë shumë të mëdha për madrilenët. Vetëm fondi i pagave vjetore shkon në 534 milionë euro, gati 71% e buxhetit.

Ajo që kuptohet qartë është se ky klub është superfuqi, madje që funskionon në mënyrë të shkëlqyer edhe si biznes.