Jeta Osh Qef
Home

Historia e të moshuarit që prehet 32.000 metra mbi Tokë në… hapësirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur shumë njerëz e gjejnë veten në një pozicion ku u duhet të planifikojnë funeralin e tyre fillojnë të lenë dhe dëshirat e tyre të fundit.

Në shumicën e rasteve ata mund të kërkojnë që njerëzit në funeralin e tyre mos vishen me të zeza, mund të kërkojnë edhe që të pranishmit të mos qajnë por të jenë të buzëqeshur… etj.

Por, Philip Robson kërkoi diçka të pazakontë dhe të veçantë – ai donte që hiri i tij të dërgohej në hapësirë në një "raketë të vogël". Dhe familjarët e tij u kujdesën që ta çonin amanetin deri në fund.

Dhe, këto pamje mbresëlënëse tregojnë të afërmit e astronomit amator të cilët e nisën hirin e tij 32.000 metra mbi Tokë, aty ku nis edhe hapësira.

Në një dërgim emocional, familja dhe miqtë e tij qëndronin krah për krah për të parë hirin e tij teksa zhdukej mbi re.

Bashkëshortja e tij 50 vjeçare, Jak, u shpreh:

Jam e sigurt se Philip ëshët i lumtur me këtë që bëmë. Ai donte që ne ta dërgonim hirin e tij në hapësirë me një raketë të vogël, por ne shkuam një hap më tej."

Phil, një ish-mësues në një shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme, luftoi për jetën me një sëmundje progresive të mushkërive për pesë vjet përpara se të ndërronte jetë më 7 tetor të vitit të kaluar.