Jeta Osh Qef
Home

Përplasi me makinë tepelenasin, korçari bën betimin në Zot!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/09/2018 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto ilustruese

Aksidentet rrugore janë të përditshme në vendin tonë dhe në shumë raste dëmet materiale dhe ato në njerëz përfundojnë me një bilanc tragjik.

Kur pasoja është thjesht materiale, zakonisht dy shoferët e përfshirë në aksident përfundojnë duke u sharë dhe asnjëherë duke u mirëkuptuar.

Një rast i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë ditën e sotme.

Historia bën fjalë për një djalë të përgjegjshëm i cili me zotimin që bëri me fjalën Zot premtoi ta çonte deri në fund.

Megjithëse i pranon se ishte shkaktari i një aksidenti të lehtë dhe mbeti vetë i plagosur, kërkon sërish t’i paguajë dëmin shoferit të cilit përplasi.

Djali shkruan për JOQ:

Mirdita!
Me falni qe po ju mar kohen. Por doja te publikonit kete mesazhin tim.
Ne daten 13.9.2018 dite e enjte mos gaboj isha duke udhetuar per te takuar motren qe me kishte ardhur nga Gjermani bashke me familjen e saj ne Sarande duke udhetuar ne aksin rrugor gryka kelcyres tepelen un bera nje aksident qe fajtor isha un. Duke goditur pasqyren nje qytetari nga Tepelena por qe banonte ne Tirane. Ai me  la te ikja se xhamat e pasqyres time me demtuan mua dhe duhet te ikja ne spital te mjekohesha. I dhash numrin e cel dhe ai me beri nje zile un ika ne Sarande e u harova per ti bler pasqyren atij cunit sepse u mora me motren e familjen e saj.
Dhe qendrova disa dite aty e duke qen se jam tregetar mora e disa telefonata dhe e harova ta regjistroja nr e atij djalit. Ku cuni kishte nje makine mercedes benz c klass porobagazhd viti nga 1995-2000.
U betova ne Zot ate dit dhe dua qe te mar kontakte e tja ble pasqyren nuk mundet qe ti shkaktoj deme materiale. Do ju lutesha ta gjeja kete djalin. Ai ndoshta e ka nr tim se ja kam dhen. Jam ai djali nga korca me golf 4 AA106 Pg. Dua tja shlyej demin. Nuk kam rruge zgjidhje tjeter ku ta gjej. Dua ta publikosh ndoshta e lexon ai.
Ju faleminderit per gjithcka jeta osht qef. Zoti ju ruajt!”/ JOQ