Jeta Osh Qef
Home

Tre plumba në trup e një në kokë, del ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të Fabian Gaxhës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2018 23:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka dalë pëgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore që i është bërë viktimës në lokalin në ish-Bllok Fabian Gaxha.

28-vjeçari i cili vuante nga tumori në kokë dhe kishte edhe pak muaj jetë mbeti i vrarë pas sherrit me grupin e komandos Meviol Bilo, i cili mendohet të ketë qenë edhe personi që e qëlloi.

Kështu pasi mjekët kanë vëzhguar trupin e viktimës Gaxha kanë konstatuar 4 plagë tejshpuese. Një prej tyre ishte në gjoksin e djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës.

Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë, sipas Panoramës. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje.

Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.