Jeta Osh Qef
Home

Kujdes çfarë flisni në WhatsApp, publikohet skandali i aplikacionit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 7:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me siguri edhe ti që po e lexon këtë artikull e përdor aplikacionin WhatsApp, prandaj duhet të keni kujdes se çfarë dërgoni ose se çfarë flisni në telefonatat përmes tij.

Ditën e djeshme u njoftua se WhatsApp nuk shtë një platformë e sigurtë dhe se mund të përdoret nga hakerat për të hyrë në aplikacion gjatë video-thirrjeve dhe thirrjeve me zë pa figurë.

Ky njoftim vjen një javë pasi ZDnet dhe “TheRegister” raportuan ekzistencën e mundësisë që WhatsApp, e paraqitur si një aplikacion i sigurtë, mund të hakerohet. Dy artikujt njoftonin se ky problem ishte pikasur në muajin gusht dhe ishte i pranishëm si në celularët Android ashtu dhe iPhone, por adresimi i tij u bë vetëm në tetor.

Duke ditur që WhatsApp përdoret nga më shumë se 1.2 mliardë njerëz në botë dhe është mjet komunikimi për shumë biznese, ky problem i konstatuar i hap jo pak punë kompanisë.

Shërbimi i WhatsApp u ble nga Facebook në vitin 2014 për 19 milion dollarë dhe problemi i zbulua nga “Zero Google Project”.

Sigurisht ky nuk është skandali i parë i sigurisë që vjen nga Facebook, por është i pari për WhatsApp, pjesë e Facebook.