Jeta Osh Qef
Home

Futbollisti i kombëtares bëhet zyrtarisht shtetas grek
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2018 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është zyrtarisht shtetas grek.

Të paktën me dokumente ashtu figuron.

Ai ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene "Faleminderit Greqia".

Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij.

Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera.

Mavraj i cili dje ishte kapiten ndaj Jordanisë u pyet pas ndeshjes nga gazetarët për këtë çështje, por refuzoi të jepte një përgjigje.

Mërgim Mavraj u transferua këtë verë te ekipi Arisit të Selanikut në Greqi dhe ndoshta ka menduar se pasaporta greke do i hyjë në ndihmë për të ardhmen e tij.