Jeta Osh Qef
Home

Ahmetaj e bën fakt të kryer: Rama do qeverisë edhe në mandatin e tretë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çfarë ka bërë Rama në dy mandatin e parë dhe këtë të dytë? Ua thotë ministri i ekonomisë, madje Ahmetaj parashikon edhe se çfarë do të bëjë Rama në të ardhmen.

Në seancën e sotme në Kuvend është diskutuar rreth Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa Braçe ka hapur debatin në lidhje me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Braçes i është përgjigjur Ahmetaj, i cili ia ka bërë “llogaritë” FSHS-së, e cila madje sipas tij del me humbje dhe jo me përfitim. Pra Federata Shqiptare e Futbollit del me humbje, prandaj edhe Duka është në mandatin e 5-të në krye të këtij institucioni.
A nuk duhej të shkarkohej Duka ose së paku të hetohej nëse FSHF-ja dilka me humbje?!

Për këto "arritje" Ahmetaj ka deklaruar se Rama do të jetë në qeveri edhe në mandatin e tretë.

Në fjalën e tij  në Kuvend, ministri Ahmetaj tha:

Gjatë dy mandateve të Ramës kemi 3 stadiume të reja dhe jam i sigurtë që edhe në qeverinë “Rama 3” do të kemi më shumë stadiume. Sporti është arritja më e madhe në vend.”

Si mendoni ju ka bërë shteti për sportin?!