Jeta Osh Qef
Home

Berisha: Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni!
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 11:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Krimi, bandat dhe pushteti si duket janë kthyer në nj trinom të pandashëm në deklaratat e politikanëve në Shqipëri.

Kështu, i radhë sh është denoncimi i Berishës në Facebook, ku shkruan se deputetit Taulant Balla i është arrestuar banda në Maqedoni.

Sipas qytetarit që ka denoncuar, ngjarja në fjalë ka ndodhur një javë më parë, ndërsa pohon se në prangat e policisë maqedonase kanë rënë 4 shtetas nga Librazhdi. Në këtë linjë qytetari shkruan se ata janë miq të ngushtë të deputetit të PS-së, Taulant Balla.

Ish-kryeministrit Berisha shkruan:

Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju pershendes!
Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.
Jane miq te ngushte te Taulant Balles.
Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”

Me sa duket telenovela PD-Balla ka ende seri të papublikuara…