Jeta Osh Qef
Home

Rrëmbehet një nga miliarderët më të mëdhenj në botë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miliarderi më i ri në moshë në Afrikë, Mohammed Dewji, është rrëmbyer në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar es Salaam.

Sipas raportimeve, 44-vjeçari ishte duke ecur në këmbë nga hotel Colosseum për në Fitnes Club në Oyster Bay, ku edhe kryen stërvitjen e përhershme të mëngjesit.

Ai po bënte ecjen e përditshme, teksa është rrëmbyer gjatë orëve të para të kësaj të enjtjeje, nga dy njerëz të bardhë, të cilët, sipas dëshmitarëve, kanë qenë duke lëvizur me dy makina dhe janë zhdukur sa hap e mbyll sytë.

Kryepolici në Dar es Salaam, Lazaro Mambosasa, tha se personeli i sigurisë në të gjithë vendin është vënë në kërkim të miliarderit dhe rrëmbyesve të tij.

Dewji është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në sektorin provat në Tanzani sot për sot. Ai njihet edhe si lider në punësimin lokal në industrinë e prodhimit, në Afrikën Qendrore dhe atë Lindore.

Sipas Forbes Magazine, pasuria e tij llogaritet rreth 1.5 miliardë dollarë.