Jeta Osh Qef
Home

Presidenti Meta kthen për herë të dytë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Meta ka rikthyer për herë të dytë në parlament ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndër arsyet që përmenden për kthimin e ligjit në Kuvend janë mungesa e një konkurrencë të lirë.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Presidentit, ndër të tjera thuhet se ligji shkel parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare si dhe nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu refuzimi për dekretin e këtij ligji sipas Presidentit është bërë pasi Kuvendi nuk ka dhënë ndonjë argument më shumë nga hera e kaluar dhe nuk ka rrëzuar arsyet që presidenti kishte dhënë.

Dekretin e kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për Teatrin mund ta lexoni këtu.