Jeta Osh Qef
Home

Po shkonte në stërvitje, kush është 11-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/10/2018 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhevat Jusufi është nxënësi i klasës së gjashtë që humbi jetën ditën e djeshme në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Dyshohet se minibusi që po transportonte shokët e Xhevatit goditi për vdekje vogëlushin, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare.

Siç shpjegon halla e djalit për Express, djali mendohet të jetë rrëzuar nga minibusi dhe më pas ai e ka zënë poshtë.

Ai ishte nisur për stërvitje, por nuk u kthye kurrë më në shtëpinë e tij.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi ka ende paqartësi me mënyrën se si mund të ketë rënë nga minibusi vogëlushi.