Jeta Osh Qef
Home

Ngjarje mister në Vlorë, i vihet flaka makinës së një femre
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 13:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një automjeti i është vënë flaka gjatë natës që lamë pas në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "7 Pallatet", ndërsa automjeti është në pronësi të një vajze.

Makina e dëmtuar është e llojit Fiat Bravo, me targë AA 997 JG.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e mjetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë vendosur eksploziv.

E kontaktuar nga JOQ.al, policia e qytetit të Vlorës bën me dije se ngjarja është ende në hetim e sipër dhe nuk mund të japë detaje më të hollësishme.