Jeta Osh Qef
Home

Tha se ka kryer marrëdhënie me Donald Trump, pornostarja e ftuar nderi në Gjermani
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitin e fundit ylli i filmave pornografikë Stormy Daniels tronditi opinionin publik me deklaratat e saj për Presidentine SHBA-ve, Donald Trump.

Stormy emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford tha se kishte shkuar disa herë me Trump, vite më parë kur Melania sapo kishte lindur djalin. Ndër të tjera ajo komentoi gjatë edhe format gjenitale të Donald Trump duke e krahasuar penisin e tij me një kërpudhë.

Mirëpo së fundmi gruaja që vuri në vështirësi me deklaratat e saj presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është e ftuar nderi në panairin e erotizmit në Berlin.

Daniels do të inaugurojë sot panairin e erotizmit, siç bëjnë të ditur mediat gjermane.

Stormy ka publikuar librin e saj më titull ‘Hapje totale- Një grua kundër Trump’, emri origjinal “Full disclosure”, ku tregon për Donald Trump dhe historinë e saj seksuale me të në vitin 2006 dhe si është paguar nga avokati i manjatit për të heshtur.