Jeta Osh Qef
Home

“S’kam njeri të më mbrojë, bëjeni ju”, si i shpëtoi 22-vjeçarit adoleshentja e rrëmbyer në Vlorë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri është arrestuar ditën e djeshme teksa po kalonte në kufirin grek. Xhoni Qëndraj nga Vlora është arrestuar pasi 17-vjeçarja me të cilën ai ishte duke udhëtuar u ka kërkuar ndihmë shërbimeve policore të kufirit në Zminec të Sarandës.

Vajza me inicialet F.A ka deklaruar se 22-vjeçari e kishte rrëmbyer atë me forcë në Vlorë për ta trafikuar më pas në Greqi.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes, i riu ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të Policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me vajzën e mitur.

Në një gjendje të ngarkuar psikologjike vajza u ka thënë policëve që po i afroheshin :

Më shpëtoni nga ky. Më ka rrëmbyer."

Më vonë në polici ajo ka treguar se princërit i ka të divorcuar dhe prej vitesh jeton vetëm me nënën.

Ajo ka thënë:

Më ka rrëmbyer në Vlorë, në lagjen time dhe me forcë më ka hipur në një makinë. Gjatë rrugës më thoshte se do të më çonte në Greqi. Prindërit i kam të divorcuar dhe jetoj vetëm me nënën. Nuk kam njeri që të më mbrojë, më mbroni ju.”

Mësohet se Xhoni Qëndraj është person me precedent penal dhe ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për të paktën 10 vjedhje.