Jeta Osh Qef
Home

Dy të vdekur e një i plagosur, si u vranë me bukë në gojë punonjësit e bashkisë në Mat?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e dy punonjësve të bashksië dhe plagosjen e një tjetri në një fshat në rrethin e Matit.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, pak pas mesdite, në fshatin Shëlli, në njësinë administrative Lis.

Punonjësit e bashkisë kishin shkuar në këtë fshat për të hapur një rrugë.

Ata janë ulur rreth orëve të mesditës për të konsumuar drekën në një nga lokalet e zonës. Pasi janë ulur dhe kanë porositur për të ngrënë, siç raporton gazetari Enver Doçi, një person i armatosur ka hyrë në lokal.

Nuk dihet nëse tre punonjësit e bashkisë kanë debatuar me të më parë apo jo, por sapo autori ka hyrë në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë teksa punonjësit kanë nisur të hanë drekën.

Si pasojë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër, pak minuta më pas.

Punonjësi i tretë i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe thuhet që gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë me dije identitetet dhe mosha e viktimave.

Gjithashtu nuk ka informacione mbi autorin e kësaj ngjarje.