Jeta Osh Qef
Home

Selena Gomez shtrohet në spital psikiatrik
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Selena Gomez është shtruar në një spital psikiatrik. Këngëtarja 26-vjeçare ka pësuar dy goditje nervore në dy javët e fundit deri sa u shtrua në një qendër të trajtimit për shëndetin mendor.

Selena ishte në shtëpinë e saj javën e  fundit të shtatorit kur e pësoi goditjen e parë. Atë ditë ajo kishte qenë e mërzitur për shkak të numrit të ulët të qelizave të bardha të gjakut, pas transplantit të veshkës.

Por këngëtarja nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve.

Pas daljes nga spitali ajo u mërzit sërish për probleme që kishin lidhje në përgjithësi me shëndetin e saj fizik deri sa ka pësuar sërish një krizë nervore dhe panik.

Këngëtarja aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike.

Më 23 shtator Selena tregoi se po bënte një pushim nga rrjetet sociale, me arsyen se komentet negative mund të lëndojnë këdo.

Mediat kanë shkruar se ajo po merr të gjitha trajtimet e nevojshme, por të gjithë fansat dhe miqtë janë të shqetësuar për shëndetin e këngëtares.