Jeta Osh Qef
Home

Mbahet festivali i astronomisë “AstroFest 2016”, super pamje nga mali i Sharrit
Shkruar nga: | Publikuar më: Wed Aug 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Natën e 20 gushtit është mbajtur edicioni i dytë i festivalit të astronomisë AstroFest 2016. Ky festival është organizuar në malet e Sharrit, në lartësi 1800 m mbi nivelin e detit. Kështu, në këtë festival morën pjesë klubi i bjeshkatarëve Exploring dhe Astronomy Club of Kosova, duke sjellë pamje mjaft të bukura nga ky festival.

Gjithashtu, nuk ka munguar as pjesëmarrja e qytetarëve, të cilët patën rastin të vrojtojnë trupat qiellorë përmes teleskopëve. Astronomë amatorë e profesionalë janë mbledhur nga e gjithë Kosova, ndërsa fotografët kanë garuar për fotografinë më të mirë të astrofotografisë.