Jeta Osh Qef
Home

Emigranti shqiptar pastron vullnetarisht muzeun e Krujës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2018 9:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo të gjithë e bëjnë, por rasti i Kastriot Shetës është jo vetëm për t’u përshëndetur, por edhe për t’u marrë shembull.

Ai ka ikur nga Shqipëria në vitin 1993, ku r emigroi në Itali ku edhe punon në pastrimin me lëndë kimike të godinave dhe veprave të artit.

Dy muaj më parë ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës. Dhe e ka mbajtur fjalën.

Ai ka arritur të sigurojë vetë, në mënyrë vullnetare dhe të pavarur, gjithë solucionet dhe lëndët e nevojshme kimike, e me to, më pas ka nisur punën për t’i dhënë sërish jetë muzeut të Krujës.

Ndryshimi para dhe pas pastrimit është lehtësisht i dukshëm. Tashmë gjithçka shndrin!