Jeta Osh Qef
Home

As kanceri e as diabeti, ky është “vrasësi” që mund të marrë 10 milionë jetë njerëzish në vit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/10/2018 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Infeksionet rezistente ndaj atibiotikëve do të vrasin 10 milion njerëz në vit në mbarë botën deri në vitin 2050, nëse nuk merren masa.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, këto lloj infeksionesh janë të përfshira në 700,000 vdekje çdo vit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se operacionet rutinore në spital mund të bëhen shumë të rrezikshme nëse barnat e zakonshme bëhen të paefektshme.

Ata druhen se kriza e antibiotikëve po përkeqësohet, medikamenti po humbet efektin e tij dhe nuk mund të trajtojë më shumë infeksione.

Është vlerësuar se llojet e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve janë përgjegjës për 5,000 vdekje në vit në Britani të Madhe dhe 25,000 në vit në Evropë.

Por ekspertët thonë se numri i të vdekurve mund të arrijë në dhjetë milionë në vit globalisht brenda 30 viteve të ardhshme.

Pacientët e kancerit shpesh varen nga ilaçet anti-mikrobike të cilët kanë si detyrë që t’i mbrojnë ndërsa sistemet e tyre imunitare dobësohen nga kimioterapia.

Megjithatë, raporti paralajmëron se pacientët së shpejti mund të përballen me vendime të vështira, nëse duhet ose jo të ketë trajtim ose operim të kancerit, sepse rreziku i vdekjes nëpërmjet infeksionit mikrobial mund të tejkalojë përfitimet e trajtimit.

Pavarësisht nga kërcënimi në rritje, nuk janë zhvilluar klasa të reja për antibiotikët për dekada dhe kërkimet janë në rënie, sepse nuk është fitimprurëse për firmat farmaceutike.

Kjo është për shkak se antibiotikët e rinj do të jepen me recetë me masë dhe jo si një trajtim i linjës së parë si medikamentet e tjera. /JOQ/