Jeta Osh Qef
Home

Lamtumirë gripit, si ta kuroni në kushte shtëpie
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28/10/2018 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gripi është dhe viroza më e përhapur në këto ditë të ftohta. Ndryshimi i klimës është dhe një ndër shkaqet kryesore që ndikon në shfaqjen e gripit tek ne.

Një rëndësi të veçantë gjatë kësaj periudhë ka mënyra se si ushqehemi, gjithashtu më poshtë do ju japim disa këshilla se sit a kaloni gripin në kushte shtëpie.

Për ta përshpejtuar shërimin

Copëtoni imët pak hudhër (1/4 e gotës) dhe e përzieni me një lëng të freskët të domates. Pasi ta keni konsumuar, ftohja shpejt do të fillojë të tërhiqet.

Kundër kollës

Nëse keni probleme me kollën e fortë gjatë ftohjes, përzieni pak spec të kuq pikant me një lugë mjaltë dhe e konsumoni, më së miri në lukth të thatë. Edhe mjalti me kanellë ndihmon.

Si ta shëroni gripin

A dëshironi që ftohja apo gripi sa më shpejt të kalojnë, provoni ekstraktet e gjetheve të ullinjve. Kjo i vret viruset.

Për forcim të imunitetit

Në mënyrë që të shmangni në tërësi ftohje dhe gripin, duhet ta forconi imunitetin në mënyrë që organizmi të mbrohet nga viruset. Për forcimin e imunitetit pini shumë çaj me limon dhe mjaltë, e ekspertët sugjerojnë çajin e bardhë, i cili është i pasur me antioksidues. Ndihmon edhe çaji i gjelbër.