Jeta Osh Qef
Home

Kimioterapisë mund t’i vijë fundi, shkencëtarët bëjnë zbulimin e rëndësishëm kundër kancerit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/10/2018 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo qelizë në trupin e njeriut përmban një ‘kod eleminimi’, i cili mund të shkaktojë vetë-shkatërrim.

Ky është zbulimi i rëndësishëm i bërë nga studiuesit në Universitetin Northwestern, Illinois, të cilët besojnë se mund të përdoret për luftën e ardhshme kundër kancerit.

Në mënyrë të veçantë, ata parashikojnë se qelizat malinje mund të inkurajohen të "kryejnë vetëvrasje" pa kimikate toksike të hedhura në trup.

Dhe, kjo mund të nënkuptojë fundin e seancave të dhimbshme të kimioterapisë.

Aktualisht, sapo trupat e brendshëm të qelizave e ndjejnë se po ndryshojnë në kancer, vetë-aktivizojnë kodin e vrasjes për ta shuar vetë deformimin.

Të përfshira në acidet ribonukleike, shkencëtarët vlerësojnë se këto kode kanë evoluar më shumë se 800 milionë vjet më parë, pjesërisht për të mbrojtur trupin nga sëmundjet.

Megjithatë, edhe pse këto kode të eliminimit deri më tani mund të quhen disi të suksesshme, ato nuk mund të konkurrojnë gjithmonë me një tumor agresiv. Prandaj nxiten artificialisht me medikamente.

Por këto kode mund të jenë edhe më të fuqishme nëse kopjohen në mënyrë sintetike dhe do të ndihmonin një pacient të kancerit që të mos vuante efektet anësore të kimioterapisë.

Studimi që kodin për të vrarë qelizat tumorale, është botuar sot në gazetën shkencore, Nature Communications./JOQ.al/