Jeta Osh Qef
Home

Studimi: Nëse lini hashashin mund të bëheni nxënës më të mirë në shkollë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/10/2018 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Adoleshentët konsumues të marijuanës që e ndalojnë tymosjen e bimës narkotike rregullisht mund të përfitojnë një rritje të madhe të kujtesës. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri.

Gjetjet sugjerojnë se droga, e cila tani është e ligjshme në Kanada dhe një pjesë të vogël të SHBA-ve, i bën një dëm të madh trurit dhe sidomos kujtesës.

Studimi përfshinte 88 burra dhe djem të moshës nga 16 deri në 25 vjeç, të cilët kishin tymosur marihuanë të paktën një herë në javë. Në kuadër të studimit, pjesëmarrësit ose duhej të ulnin përdorimin ose duhet ta linin tymosjen fare.

Brenda një jave, ata që ndaluan konsumimin dolën shumë më mirë në testet e kujtesës dhe ishin përmirësuar edhe më shumë pas një muaji.

Ky studim i shtohet provave se kimikatet psikoaktive të drogës reduktojnë IQ-të e të rinjve duke dëmtuar trurin e tyre. Por, e gjithë kjo mund të ndryshojë nëse ata vendosin që t’i thonë jo konsumimit të mëtejshëm.

Kryesuesi i studimit, Dr Randi Schuster tha:

Aftësia për të mësuar ose hartuar informacion të ri, i cili është një aspekt kritik i suksesit në klasë, vazhdon të përmirësohet me uljen ose lënien e përdorimit të kanabisit. Përdoruesit e rinj të kanabisit që ndalojnë përdorimin e rregullt – javor ose më shumë – mund të jenë më efiçentë me memorien dhe rrjedhimisht të pozicionuar më mirë për sukses akademik."