Jeta Osh Qef
Home

Dobësimi i baterisë, Apple e ngadalëson iPhone-in tuaj një vit pasi është prodhuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/11/2018 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendimi i Apple për të ngadalësuar performancën e iPhone-ve ka dalë në sipërfaqje pas sjelljes së përditësimit të sistemit operativ, iOS 12.1.

Përditësimi iOS 12.1 sjell me vete edhe një “kleçkë” që lejon kompaninë që të ngadalësojë performancën e telefonit tuaj një vit pasi e keni blerë. E gjitha kjo bëhet që të zgjatet jeta e baterive që vijnë duke u konsumuar.

Firma, e cila u godit nga një numër i madh reagimesh të ashpra pas zbulimit të strategjisë së baterisë, më parë kishte thënë se nuk kishte nevojë të sillte ‘funksionin e menaxhimit të performancës’ në telefonat e tij të fundit.

Megjithatë, shënimet e lëshimit për iOS 12.1, të lëshuara të martën, zbuluan se Apple ka sjellë tiparin e diskutueshëm tek iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus – të cilat u sollën vetëm një vit më parë.

Një lloj si në pajisjet e tjera, me kalimin e kohës performanca e baterive fillon të bjerë si shkak i konsumimit.

Ndërkohë, ndërsa softueri bëhet më i avancuar, ai i vë më shumë lodhje baterisë dhe procesorit dhe me kalimin e viteve ka raste që iPhone juaj thjesht mund të fiket dhe të mos ndizet më. /JOQ.al/