Jeta Osh Qef
Home

Tabletët dhe telefonat po u shkaktojnë fëmijëve tuaj probleme mendore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/11/2018 16:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ne jetojmë në një epokë ku shikimi në telefona të mençur dhe tableta është një dukuri e përditshme për njerëzit e të gjitha moshave. Por, shkencëtarët kanë paralajmëruar se qëndrimi para një ekrani mund të ketë efekte serioze në shëndetin mendor.

Paralajmërimi nuk është vetëm për të rriturit që kalojnë ditët e tyre të punës në kompjuterë dhe smartfonë, por shtrihet edhe tek fëmijët deri në dy vjeç që janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor.

Hulumtimet sugjerojnë se të vegjlit që shpenzojnë disa orë me radhë duke ndenjur para një ekrani, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi apo depresioni. Kjo mund t’i bëjë fëmijët tuaj më pak të qëndrueshëm emocionalisht, të paaftë për të përfunduar detyrat dhe më pak kuriozë.

Fëmijët nën moshën 10 vjeçare vazhdojnë ta kenë trurin në zhvillim kështu që ata mund të preken lehtësisht nga problemet e shkaktuara nga ekranet.

Sipas studiuesve, prindërit dhe mësuesit duhet që të ulin kohën që fëmijët e tyre shpenzojnë në internet ose para televizionit. Si përfundim, rekomandohet që fëmijët e moshës nga 2 deri në 5-vjeç të mos i lini më shumë se një orë në ditë para ekraneve./JOQ.al/