Jeta Osh Qef
Home

Markut s’po i ecën mirë biznesi, evropianët po largohen nga rrjeti më i madh social
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/11/2018 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, po has në probleme imazhi në rritje në Evropë.

Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti social pati humbur në Evropë po një milionë anëtarë të tjerë.

Shkak për largimin e evropianëve duket të jenë kryesisht skandalet me shitjen e të dhënave që i kanë kushtuar kompanisë besueshmërinë.  Një rol të madh kanë luajtur gjithashtu edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE.

Në zgjedhjet presidenciale të para dy viteve në SHBA u shpërdoruan të dhënat personale të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut nga firma britanike Cambridge Analytica, me sa duket për ta mbështetur presidentin Donald Trump. Skandali i shkaktoi krizë kompanisë.

Së fundi rrjeti social u godit edhe nga një sulm kibernetik prej të cilit u prekën rreth 30 milionë përdorues.