Jeta Osh Qef
Home

Që fëmijët të mos lindin me probleme, kjo është mosha kur meshkujt duhet të kenë pasardhës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/11/2018 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Meshkujt duhet të konsiderojnë krijimin e një familjeje para se të mbushin 35 vjeç për të shmangur rrezikun për fëmijët.

Një studim që ndoqi 40 milionë foshnja zbuloi se rreziku i komplikacioneve të lindjes fillon të rritet kur baballarët janë në mesin e të 30-tave dhe rriten në mënyrë të konsiderueshme kur ata janë nga mosha 45 vjeçare.

Profesor Michael Eisenberg, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Stanfordit, tha se në kemi tendencën që të shohim kryesisht faktorët e nënës në vlerësimin e rreziqeve të lidhura me lindjen.

Por, gjithsesi ai shpjegon më tej:

Ky studim tregon se të kesh një fëmijë të shëndetshëm është një sport që luhet në ekip dhe mosha e babait kontribuon edhe në shëndetin e foshnjës”.

Profesori Eisenberg, tha se nëse babai është 35-vjeç, ka një rritje të lehtë të defekteve të lindjes, por rreziku rritet më shumë, teksa meshkujt mbushin moshën 40-vjeçare e 50-vjeçare.

Kjo ndodh sepse me çdo vit që një burrë plaket, ai grumbullon rreth dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij.

Krahasuar me baballarët midis moshave 25 dhe 34, foshnjat e lindura tek meshkujt midis moshës 35 dhe 44 vjeç kishin rreth pesë për qind më shumë gjasa që të lindnin të parakohshme ose me peshë të ulët lindjeje.