Jeta Osh Qef
Home

“Ishte mirë, por pastaj…”, nëna zemërthyer bën paralajmërimin e rëndësishëm për prindërit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/11/2018 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift i pikëlluar ka paralajmëruar të gjithë prindërit për rreziqet që u kanosen të vegjëlve të tyre pasi djali i tyre u nda nga jeta papritur vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të dytë.

Mjekët u thanë bashkëshortëve Kate dhe Ross Upton nga Brisbane se djali i tyre Arlo kishte thjesht një virus të zakonshëm, por ai vdiq 48 orë më vonë.

Vogëlushi Arlo shfaqi vetëm shenja të gripit kur filloi të kollitej më 27 tetor, vetëm pak para se të shkonte me familjen për festimet e Halloween.

Pasditen e asaj dite, atij filloi t’i rritej temperatura dhe filloi të kishte të vjella. Ata e dërguan në spital me urgjëncë u mjekët u thanë se vogëlushi tashmë kishte një virus.

Por, edhe pse e nisën në shtëpi vogëlushi vazhdonte të kishte temperaturë të lartë. Kate dhe Ross e çuan në mjekë të tjerë, por të gjithë u thoshin të njëjtën gjë.

Dhe, pastaj çdo gjë mori kthesën për keq, djalit të vogël iu bë goja blu dhe u shtrua sërish në spital ku kaloi në arrest kardiak.

Mjekët zbuluan se Arlo vuante nga një mutacion geni të quajtur mungesa LPIN1, i cili shkaktonte dëmtime akute të muskujve skeletor.

Ata u thanë prindërve se që vogëlushi të mbijetonte duhej t’i amputonin gishtat e duarve dhe këmbëve për ta shpëtuar, por për të ishte tepër vonë.

Arlo pësoi një krizë në 05:30 të enjten, 1 nëntor dhe u shpall i vdekur më vonë atë ditë.

Nëse pas autopsisë zbulohet se Arlo kishte me të vërtetë një mutacion gjeni, prindërit dhe motra e tij duhet t’i nënshtrohen një testi për të parë nëse edhe ata e kanë. /JOQ.al/