Jeta Osh Qef
Home

Një lugë gjalp çdo ditë u ndihmon të humbni peshë, por jo gjalp dosido
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 07/11/2018 14:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me gjasë askush nuk e ka menduar por një lugë gjalp kikiriku ju ndihmon të humbisni peshë dhe të mbani veten në formë.

Jo vetëm që është shumë i shijshëm, por gjithashtu ka një sërë përfitimesh shëndetësore, ky është përfundimi i një studimi të fundit i kryer nga dietologia Sophie Dillon.

Ajo është shprehur për “The Sun” që mjafton të lëpini një lugë gjalp kikiriku në ditë më mënyrë që merrni proteinat e nevojshme për të cilat trupi ynë ka nevojë çdo ditë.

Por jo vetëm kaq, gjalpi i kikirikut mbron zemrën, përmirëson pjellorinë, rrit kujtesën dhe çka është më e rëndësishmja na ndihmon të humbasim yndyrën e panevojshme.

Sipas Dillon, është e vërtetë që kikiriku dhe arra kanë yndyrë të lartë dhe kalori të dendura, por kjo nuk duhet t’na bëjë të injorojmë përfitimet e shumëfishta të konsumimit të gjalpit prej tyre.