Jeta Osh Qef
Home

Apple i shet për 139 euro, Xiaomi sjell kufjet e reja pa tela shumë herë më të lira
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/11/2018 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kufjet  pa tela, AirPods janë pa dyshim një nga produktet më të mira që Apple ka sjellë gjatë dy viteve të fundit. Për 169 dollarë, ju merrni një palë kufje pa tela që duken shumë si kufje e zakonshme të iPhone.

Ato janë të lehta për t’u çiftuar, të japin një eksperiencë të shkëlqyeshme zanore, dhe kanë edhe disa karakteristika të zgjuara të ndërtuara në to.

Por, konkurrentët kanë rritur përpjekjet e tyre për të sjellë kufje pa tela dhe, AirDots nga Xiaomi janë konkurrentët më të rinj të AirPods.

Teksa kufjet e Apple mund të bëhen tuajat për 169 dollarë, Xiaomi do ta ulë më tej çmimin. AirDot kushton vetëm 29 dollarë (199 juan në Kinë), por sjellin me vete disa nga karakteristikat që i gjeni dhe tek rivalët e Apple, AirPods.

Me këto kufje ju keni në dispozicion 4 orë kohë audio për mbushje, dhe rimbushësi mund të rimbushë AirDot tri herë për një total prej 12 orësh të jetës së baterisë.

Ato lidhen me pajisjet përmes Bluetooth 5.0 dhe mbështesin ndërveprimin e përdoruesit, duke ju lejuar të shtypni pjesën e jashtë për t’u dhënë komanda specifike. /JOQ.al/