Jeta Osh Qef
Home

Juventusi ka një yll edhe në tribunë, Ronaldo bën gjestin e adhurueshëm teksa Georgina e filmon
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 08/11/2018 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndoshta Juventus nuk fitoi ndeshjen e mbrëmshme por me rëndësi është që Ronaldo u rikthye tek goli në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Për më tepër që ylli portugez shënoi edhe një super gol kundër skuadrës që e “rriti”, Manchester United edhe pse gjithçka u mbyll në shifrat 1-2.

E megjithatë nuk mund ta quajmë “yll” vetëm Ronaldon, ose më mirë të themi ai është yll në fushë ndërsa në tribunë ajo që shkëlqen është e dashura e tij Georgina Rodrigues.

Georgina ka shpërndarë në Instastory një video teksa filmon Ronaldon në fillimin e ndeshjes dhe ai e përshëndet mes gjithë asaj turme.

Modelja 24-vjeçare, nënë e një vajze me Ronaldon, nuk mungon thuajse kurrë në ndeshjet e të dashurit të saj teksa e suporton me prezencën e saj.

Në një foto të postuar në Instagram ku ka grumbulluar mbi 1 milion like, Georgina shkruan:

Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time.”