Jeta Osh Qef
Home

Gazetarët në protestë/S’futen në komision, kryetari kishte frikë se po përgjonin celularët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka nxjerrë jashtë mbledhjes së komisionit disa prej operatorëve të pranishëm në sallë, pasi kishte dyshime se këta të fundit   po përgjonin celularët e të pranishmëve në mbledhje.

Manja mësohet se ka pasur një gjuhë fyese në drejtim të operatorëve dhe për këtë janë sensibilizuar dhe gazetarët që mbulonin punimet e këtij komisioni.

Më konkretisht, kreu i komisionit "ruante" celularin e "baba Takut".

Kanë qenë vetë gazetarët ata që kanë publikuar vendimin e tyre për të qëndruar jashtë mbledhjes së komisionit e për të protestuar kundër gjuhës fyese të Manjës ndaj operatorëve.

Esiona Konomi shkruan:

Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit te Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve.
ZManja nderpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramanet po xhironin telefonet e deputeteve.
Gjuha e toni i papershtatshem e fyes na detyroi te braktisim te gjithe mbledhjen dhe po "shijojme" korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po ben moral brenda mbledhjes mbi punen tone, se te tijen e kryen me dinjitet.
Prokurori ne krye te ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe beri gjueti shtrigash…."